Emisari i BE-së

Lajçak takohet me Spajiq, flasin për rrugën evropiane të Malit të Zi: U vlerësua energjia e ripërtërirë për të kapur momentumin për zgjerim

Emisari i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, është takuar me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, me të cilin ka thënë se ka pasur një diskutim të shkëlqyer rreth rrugës së Malit të Zi drejt BE’së.

Lajçak ka vlerësuar energjinë e qeverisë së re për të kapur momentumin për zgjerim dhe për përparim të shpejtë.

“Diskutim i shkëlqyer me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajic, për rrugën evropiane të Malit të Zi. U vlerësuan rezultatet e para pozitive të qeverisë së re dhe energjia e ripërtërirë për të kapur momentumin për zgjerim dhe për të bërë përparim të shpejtë. Mezi presim të dëgjojmë më shumë lajme pozitive nga Mali i Zi”, ka shkruar Lajçak, derisa ka publikuar foto nga takimi.

BONUS VIDEO: Intervistë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj