Lajçak takohet me Daçiq, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka mirëpritur sot në Bruksel kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.

Lajcak në një postim në rrjetin “Twitter” ka njoftuar se kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Mirëprita sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave të Serbisë për në BE”, ka shkruar Lajcak.