Lajçak sot në Kosovë, në orën 14:00 Kurti e pret në kryeministri

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë e ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Media e Kryeministrisë, duke treguar se takimi Kurti-Lajçak do të mbahet në orën 14:00, shkruan Express.

 “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftim.

Vizita e emisarit sllovak vjen pasi Brukseli dhe Washingtoni kanë kërkuar shtyrjen për 10 muaj të afatit për targat dhe pas intensifikimit të veprimeve të Berlinit dhe Parisit për të çuar përpara negociatat brenda një afati më të shkurtër kohor.