Lajçak nga Washington niset drejt New York, paralajmëron takime me krerët e Kombeve të Bashkuara

I Dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, prej tre ditësh ka qëndruar në Washington të SHBA-së.

Ai ka njoftuar se që aty do të largohet për të shkruar në New York ku do të zhvillojë një mori takimesh, pa bërë publike ndonjë agjendë.

“Pas tre ditëve të ngarkuara me konsultime dhe diskutime me partnerët amerikane, zyrtarë të administratës dhe opinionistë në Washington, tani jam duke marr rrugë drejt New York për të takuar krerë të Kombeve të Bashkuara, komunitetin ndërkombëtar dhe grupe studimi”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.