Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për takimin e sotëm që ka pasur me delegacionet teknike të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se në takimin e sotëm është punuar për finalizimin e disa çështjeve që janë diskutuar në mbledhjet e fundit, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar disa fotografi nga takimet e ndara që ka pasur me koordinatorin shtetëror të Kosovës për dialogun, Skender Hyseni, dhe drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Para takimit të nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit në fillim të shtatorit, u takova përsëri me udhëheqësit e dialogut (koordinatorët) në Bruksel për të punuar në finalizimin e disa çështjeve që janë diskutuar në takimet e fundit”, tha Lajçak.

Ndryshe, në lidhje me takimin e sotëm është raportuar se do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me ekonominë dhe marrëveshjet në këtë sektor.

Ahead of the High-Level Meeting of the Belgrade-Pristina Dialogue in early September, I met again with the chief negotiators/coordinators in Brussels to work on finalizing the issues discussed during the last meetings. pic.twitter.com/dOACAmGJo2

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 27, 2020