Lajçak falënderoi shtetet e BE-së për mbështetjen që po ja japin atij në lehtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak diskutoi sot zhvillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me ministrat e pesë vendeve të Evropës Qendrore.

Ai me këtë rast ka falënderuar  Austrinë, Republikën Çeke, Hungarinë, Slloveninë dhe Sllovakinë për interesin e tyre në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për mbështetjen e tyre që kanë bërë ndaj punë së tij ka shkruar Lajçak në Tëitter.

Ministrat e grupit C5 u takuan me përfaqësuesin Special të BE për dialogun Beograd-Prishtinë-Ballkan Perëndimor në Bruksel në margjina të Këshillit të BE.