Nga sot, Miroslav Lajçak, do të quhet ish-emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Ai në një postim në “X” ka njoftuar se ia ka dorëzuar detyrën zyrtarisht pasuesit danez, Peter Sorensen, pas plotë katër vitesh e dhjetë muaj punë.

Lajçak ka thënë e ka thënë se ka qenë një mision sfidues, por shpërblyes për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas ish-kryediplomatit sllovak, Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

“Pas 4 vitesh e 10 muajsh si emisar i Dialogut., zyrtarisht po ia dorëzoj pasuesit tim Peter Sørensen. Ka qenë një mision sfidues, por shpërblyes dhe Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Lajçak.

And it’s a wrap. After 4 years and 10 months as @EUSR_Dialogue , I am officially handing over to my successor Peter Sørensen. It’s been a challenging, yet rewarding mission and both Kosovo and Serbia can be proud of achieving the Ohrid Agreement.

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 31, 2025