Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka uruar për ditëlindje ish-komandantin tjetër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.
Përmes një postimi publik, Brahimaj i ka uruar Selimit që ditëlindjen e ardhshme ta festojë në vendlindje, pranë familjes dhe më të dashurve të tij.
“Dhjetshi, të 56-tën ditëlindje e festofsh me më të dashurit tuaj në vendlindje. Edhe shumë vite të tjera me shëndet, lumturi dhe mbarësi!”, ka shkruar ai.
Brahimaj ka shprehur gjithashtu besimin se Selimi dhe bashkëluftëtarët e tij do të kthehen në Kosovë me një vendim të drejtë nga drejtësia.
“Me besim të plotë se ti, Rexhep Selimi, bashkë me bashkëluftëtarët tuaj do të ktheheni triumfalisht në Kosovë, me vendim të drejtë e të drejtësisë, ashtu siç jeni të pafajshëm”, përfundon mesazhi i tij.







