Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka takuar sot bashkëluftëtarë në Gjakovë nga të cilët mori përkrahje të fuqishme.
“Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror”, ka shkruar ndër të tjera Brahimaj.
Postimi i plotë:
Rrugëtimi ynë vazhdoi me takimin e përzemërt me bashkëluftëtarë në Gjakovë, ku bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me luftëtarët e lirisë. Falënderim të veçantë për Gjeneral Maliq Ndrecën për organizimin e këtij takimi shumë domethënës.
Gjithashtu me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe kandidatë të tjerë, takuam banorët e Ponoshecit dhe Babaj Bokës.
Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror.
1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese
1️⃣ Ramush Haradinaj
9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj







