Lahi Brahimaj, gjeneral dhe kandidat për deputet me numër 90 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka marrë një mesazh emocionues mbështetjeje nga aktori i njohur Kreshnik Ibrahimi.

Në një postim të hapur në rrjetet sociale, aktori Kreshnik Ibrahimi shprehu mbështetjen e tij të plotë për Brahimajn, duke theksuar:

“Krah teje… Baci Lahi Brahimaj, ashtu siç ke qenë ti gjithmonë krah meje ❤️
Familja mbetet gjithmonë Familje. Unë ju uroj suksese të gjithëve, por Bacit tim i uroj më se shumti 😃 90✅”

Ky mesazh u prit me interes nga ndjekësit dhe simpatizantët e fushatës, duke nxitur reagime pozitive në rrjetet sociale rreth angazhimit dhe bashkëpunimit mes figurave publike dhe kandidatëve politikë.

Brahimaj, i cili po synon rikthimin në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar në aktivitetet e fundit se pret një fitore të madhe në zgjedhje dhe mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar shërbimin publik.