Lahi Brahimaj përkujton Fadil Nimanin, e përshkruan udhëtimin e tij me komandant “Tigrin”

Gjenerali i luftës, Lahi Brahimaj, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, tregoi se si u njoftua me heroin e luftës, Fadil Nimanin apo nofka Tigri.

 Ai tregon se Tigri, qysh si fëmijë ka pasur dëshirë t’i dalë zot vendit.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, e ka përkujtuar njërin ndër komandantët më të shquar të UÇK­së,  për Zonën Operative të Dukagjinit, Fadil Nimani “Tigri”, në 19-vjetorin e rënies së tij.

Postimi i plotë i Brahimajt në profilin e vet në “Facebook”:

Fadil Nimani – Tigri

Fadil të njoha qysh në fëmijëri,  në vitin ’96  erdhe në Jabllanicë dhe kërkove armë  për t’i dalë zot atdheut. Rrugëtimin e vazhduam bashkë deri në çlirim, por ti nuk u ndale duke luftuar me pushkë deri ditën e fundit të jetës tënde. Poashtu sot,  nderojmë Heronjtë e Kosovës, të rënë në njërën nga betejat ma të mëdha në Kodër të Kamenicave- Pejë