Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas hapjes së fushatës zyrtare të AAK-së në Prishtinë, duke shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve.

Përmes një postimi, Brahimaj ka deklaruar se fitorja është e sigurt, duke theksuar mbështetjen që, sipas tij, AAK po e gëzon nga qytetarët.

“Sot, në hapjen e fushatës zyrtare të AAK-së në Prishtinë, fitore e madhe po na pret. Lahia krahë si gjithmonë,” ka shkruar ai.

Brahimaj ka rikujtuar gjithashtu numrat me të cilët AAK dhe ai vetë garojnë në zgjedhje, duke theksuar numrin 129 për subjektin politik dhe numrin 90 si kandidat për deputet.

AAK ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale në kryeqytet, duke prezantuar programin dhe kandidatët e saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.