Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahmiaj në një intervistë për Ballkani.info, ka thënë se AAK-ja, partia që udhëheqet nga Ramush Haradinaj, nuk do të bëjë në asnjë rrethanë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, ndërsa ka shtuar se për partitë e tjera “nuk ka vija të kuqe”.
“Sigurisht që Aleanca nuk ka vija të kuqe për shumicën e partive. Do të shohim rezultati që pritet te del më 9 shkurt. Ndërsa, sa i përket koalicionit të mundshëm me VV-në në asnjë rrethanë nuk ka shancë me pas një koalicion AAK-VV. Siç dihet VV nuk ka më pas asnjë mundësi me ndërtu Qeverinë. Sigurisht që do të organizohet një bllok opozitar i cili do të ndërtoj një Qeveri e cila do ta udhëheqë Kosovën për katër vite e ardhshme”, ka thënë Brahimaj.
Gjenerali i UÇK-së është i bindur që partia e cila udhëhiqet nga Haradinaj, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të arrijë së paku 15 ulëse në Kuvend.
Më poshtë e gjeni deklaratën e plotë:







