Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, është pritur sonte nga banorët e disa fshatrave të Gjakovës.
“Bashkë me banorët e mrekullueshëm të fshatrave Batushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah diskutuam për të ardhmen që meritojnë këto vendbanime kufitare me histori e traditë”, ka shkruar ai.
Me këtë rast gjenerali Brahimaj e ka përmendur potencialin bujqësor dhe blegtoral që ka kjo zonë, por që kërkon mbështetje institucionale për t’u zhvilluar plotësisht.
“Përmes Programit tonë për Zhvillimin Rural, do të sigurojmë infrastrukturë më të mirë, trefishim të buxhetit për bujqësi dhe kushte dinjitoze për çdo familje që jeton në këto fshatra. Kosova Fituese është ajo që investon në çdo fshat dhe që transformon potencialin në mirëqenie për çdo qytetar. Faleminderit për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme!”, ka shkruar Brahimaj.
Lahi Brahimaj në listën zgjedhore kandidon me numër 90. /Ballkani.info/







