Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numër 90, Lahi Brahimaj, ka zhvilluar takimin e fundit për sot me banorët e Bashkësisë Lokale Gërgoc, Bardhaniq dhe Zhabel.
Përmes një postimi publik, Brahimaj ka bërë të ditur se takimi u mbajt në Zhabel, ku u diskutua për mbështetjen ndaj AAK-së dhe vizionit të saj për të ardhmen e Kosovës.
“Krah, si gjithmonë,” ka shkruar Brahimaj, duke theksuar përkrahjen e vazhdueshme për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe programin e saj zgjedhor.
Ai ka ritheksuar rëndësinë e mobilizimit qytetar në këtë fazë të fushatës, duke nënvizuar numrin 129 për AAK-në dhe numrin 90 si zgjedhjen e tij personale në listën e kandidatëve.
Lahi Brahimaj është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së me numër 90 dhe po vazhdon takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.







