Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj ka kujtuar rënien e bashkëluftërareve të tij.

Brahimaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë disa momente nga takimi që e kishte në kullën e tij në Gllogjan me bashkëluftëtarin Xhelal Hajda-Toni.

“Në mars të vitit 1998, pas qëndresës heroike në Prekaz dhe Gllogjan, kulla ime u bë strehë për një trim të ri. Xhelal Hajda Toni, hero me përvojë nga lufta në Kroaci, erdhi për çlirimin, për të vazhduar drejt organizimit të luftës në Anadrini. Në bjeshkët mes Malishevës dhe Rahovecit, pata nderin të takoj edhe heroin tjetër, Selajdin Musaabazi – Mici”, ka shkruar ai.

Brahimaj ka thënë se në përvjetorin e rënies së tyre heroike më 6 nëntor 1998, përkrah bashkëluftëtarëve Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri, kujtojmë me respekt të thellë këta djem si zana, që jetën ia falën Atdheut. Kujtimi i tyre mbetet i gjallë në zemrat tona, si frymëzim i përjetshëm për brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë: