Lahi Brahimaj kujton rënien e Luanit, Rexhepit, Beslimit, Fetahut e Hakiut: Burrat e mëdhenj nuk i mungojnë Shqiptarisë

Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka kujtuar rënien e Luan Qerimajt, Rexhep Tafës, Beslim Alijajt, Fetah Selcës e Haki Krasniqit shkruan ballkani.info

Brahimaj ka thënë se burrat e mëdhenj nuk i kanë munguar e as nuk do t’i mungojnë shqiptarisë.

Postimi i tij:

Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipërisë, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër Atdheut.
Kujtojmë rënien heroike të këtyre burrave, Luan Qerimaj, Regjep Tafa, Beslim Alijaj Fetah Selca dhe Haki Krasniqi.
Do i kujtojmë përgjithmonë!
Lavdi!