Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numrin 90 në listën zgjedhore, ka nisur ditën në shoqëri të bashkëluftëtarëve të Brigadës 137 “Gjakova”.
Përmes një postimi, Brahimaj ka bërë të ditur se takimi u shoqërua me nga një kafe, duke shprehur mirënjohje për bashkëluftëtarët, të cilët i ka quajtur “djemtë e asfaltit”. Ai ka theksuar se lidhja dhe qëndrimi krah për krah me ta vazhdon, ashtu si gjithmonë.
Në postimin e tij, Brahimaj ka përmendur edhe numrat 129 dhe 90, duke i shoqëruar me shenjën e konfirmimit, në kuadër të angazhimit të tij politik në garën zgjedhore.







