Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka zhvilluar një takim informal me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, dhe kandidatët e degës së AAK-së në Gjakovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brahimaj ka bërë të ditur se takimi u mbajt në formën e një kafeje mëngjesi, ku u diskutua për angazhimin politik, koordinimin e aktiviteteve dhe vizionin e përbashkët për zhvillimin e qytetit dhe të vendit.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit brenda strukturave të partisë, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme.

Brahimaj në listën e AAK-së për deputet garon me numrin 90.