Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, me numër 90 në listën zgjedhore, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme nga qytetarët.
Përmes një mesazhi drejtuar opinionit, Brahimaj ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe besimin e treguar, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të ardhmen e vendit.
Ai gjithashtu ka ftuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët që t’i bashkohen tubimit të madh zgjedhor, i cili do të mbahet sonte në Gjakovë, duke filluar nga ora 17:45. “Mbështetja juaj më jep forcë dhe motivim për të vazhduar përpara. Ju ftoj të gjithëve të jemi bashkë sonte në Gjakovë,” ka deklaruar Brahimaj.







