Sot, në 27-vjetorin e rënies heroike të komandant Mujë Krasniqi “Kapuqi” dhe bashkëluftëtarëve të tij, u bënë homazhe pranë shtatores së tij, në nderim të jetës dhe veprës së tyre për lirinë e Kosovës.

Në këtë përvjetor përkujtimor, Lahi Brahimaj kujtoi lidhjet e hershme me komandant Mujë Krasniqin, duke theksuar se i bashkonin ditët e para të organizimit të luftës çlirimtare. Ai u shpreh se historia do ta kujtojë Mujë Krasniqin si strateg vizionar dhe luftëtar të madh, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën e lirisë.

Homazhet u zhvilluan në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën sublime të dëshmorëve, ndërsa u riafirmua përkushtimi për ta ruajtur dhe nderuar kujtimin e tyre brez pas brezi.

Lavdi komandant Mujë Krasniqi “Kapuqi” dhe bashkëluftëtarëve të tij!