Pas reshjeve të shiut, rrugët e kryeqytetit janë mbushur me ujë.

Pusetat e destinuara për akumulimin e ujrave, e kanë pasur të pamundur përballimin e sasisë së madhe të shiut,

Në lagjen ‘Mati 1’, banorët janë ankuar për mosreagimin e Komunës së Prishtinës në disa pjesë të kësaj lagje, ku sa herë që ka reshje të mëdha të shiut rrugët mbushen me ujë, gjë që e rëndon qarkullimin e automjeteve dhe shpesh herë shkakton edhe dëme materiale në bizneset përreth.

Në një video të dërguar nga një lexues i Ballkani.info, shihet një rrugë e kësaj lagje e mbushur me ujë nga reshjet e shiut:

Gjendja e njejtë ka qenë edhe në lagjen ‘Kalabria’, përderisa ende nuk ka pasur ndonjë reagim të Komunës:

Kujtojmë se këto lagje kanë pasur vërshime nga reshjet e shiut edhe më përpara. /Ballkani.info