Labinot Tahiri, prap me dyshime: COVID-19 është COVID biznesi

Në kuadër të festave të fundvitit, këngëtari Labinot Tahiri ka qenë i ftuar në emisioni festiv ‘Prite n’Shpi”.

Gjatë diskutimeve, Labi ka theksuar se COVID-19 është COVID biznesi.

Artisti që nga fillimi i pandemisë i ka hudhur poshtë të gjitha dyshimet se COVID-19 egziston realisht, madje një kohë ai patë kërkuar Albin Kurtit që të bëhej ministër i Shëndetësisë, ku do të punonte pa rrogë

“Si ministër i shëndetesisë, do të punoja pa as një rrogë, vetëm ta realizojë atë që e duan qytetarët tanë , besimin në shëndetesi se jo akoma pas 20 vite paratë tona të shkojnë në Turqi e në vende të ndryshme! E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor! Rasti i fundit ishte dje, kur familja dhe qytetarët kërkuan nga unë, që të mirrem me një vajzë me emrin Stina, shërimi i së cilës kushton 2,500.000 milionë euro”.