Labinot Tahiri: Më janë ofruar dy ministri për ta votuar qeverinë Haradinaj

Ish-deputeti i AKR-së, Labinor Tahiri, i cili i është bashkuar AAK-së ka thënë se në këmbim të votës së tij për formimin e qeverisë Haradinaj, i janë ofruar dy ministri.

Tahiri në RTV Dukagjini ka thënë ai e kishte mundësinë i vetëm ta bëjë qeverinë pa AKR-në, por nuk ka dashur ta tradhtojë Behgjet Pacollin.

“Më janë ofruar Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mirëqenies Sociale”, ka thënë Tahiri.Tahiri thotë se oferta ishte bërë nga Ramush Haradinaj dhe njerëzit rreth tij.

loading…