Deputeti

Labinot Tahiri-komentuesit: O shqipe, unë humbi me mijëra euro që nuk dal në Evropë

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri gjatë ditës së sotme ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihet duke dorëzuar dy pasaportat e tij.

Tahiri këtë veprim e kishte bërë pas mos liberalizimit të vizave për kosovarët, në fund të vitit të kaluar ku kishte premtuar se edhe ai do ta ‘izolonte’ veten në Kosovë, bashkë me qytetarët e tjerë, përcjell Ballkani.info.

E gjestin e deputetit e kanë përkrahur me qindra ndjekës të tij në rrjetet sociale, por kishte edhe prej atyre që ky veprim nuk ua kishte ‘mbushur syrin’.

Njëri nga komentuesit në videon e Tahirit, e ka kritikuar deputetin në lidhje me publikimin e videos, duke thënë se kjo nuk do të ishte e nevojshme.

Në anën tjetër nuk ka munguar as përgjigja e Tahirit, që ka thënë se “pasaportën e ka dorëzuar pasi e ka votuar edhe vetë demarkacionin si kushtin e fundit për liberalizim” gjë që nuk ka ndodhur. Ndër të tjerash, Tahiri ka thënë se ai humb me mijëra euro duke mos dalur jashtë shtetit. /Ballkani.info/