Labinot Tahiri i përgjigjet thirrjës së Kurtit, jep kaq mijë euro

Thirrjes së Albin Kurtit që t’i ndihmoj diaspora me mjete financiare për të menaxhuar situatën me COVID-19, i është përgjigjur edhe Labinot Tahiri, ish-deputeti e humanisti, ani se jeton në Kosovë.

Tahiri, madje për këtë punë ka ndarë 5 mijë euro.

Tahiri gjithashtu ka thënë që e përkrah këtë nismë të Kurtit.

“Ne i dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit dhe e pêrkrahim iniciativen e Kryeministrit Albin Kurti!

Në humanizëm më ka ngritur populli, jo politikanët apo politika!

Sa i përket ndihmës së shtetit sipas kêrkesës së kryeministrit Kurti, që Diaspora ta ndihmojë Kosovën me donacione gjatë  kësaj kohe sikurse ka ndihmuar shumë herë!

Ne e përkrahim Z Kurtin që ka ndërrmarē këtë iniciativê dhe do ti dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit tim-tonë për këtë sfidë kombëtare!

I nderuar z Kryeministêr, sot ose nesër i hedhim paratë tona si Fondacion “Labinot Tahiri”

Qytetarë të dashur Zoti ju ruajt gjithmonë edhe sot me këtë sfidë të madhe!

SHTETI DHE KOMBI MBI TE GJITHA.

Me dashuri dhe shërbim për vendin , Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka thënë Tahiri.