Labinot Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e koalcionit AAK-PSD, ka dhuruar donacion në vlerë prej 1,000.00eurove për Shoqaten e të shurdhëve në Prishtinë.
Tahiri këtë donacion e ka dhuruar në Ditën Ndërkombëtare të personave të Shurdhër. Ai ka thënë se “zemra ime ndjen njerëzit që harrohen nga të fortit apo të pa përgjegjeshmit”.
“Me kërkesen e antarëve, sonte, isha musafir tek Shoqata e të shurdhëve në Prishtinë!
Një komunitet i lënë kogja shumë anash apo në harresë…! Zemra ime ndjen njerëzit që harrohen nga të fortit apo të pa përgjegjeshmit! Mos i harroni“, ka shkruar Tahiri.
Tutje, në një shkrim të Shoqatës së të shurdhëve në Prishtinë, kanë falenderuar Tahirin për donacionin në vlerë prej 1,000 mijë eurove.
“Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë me kënaqësi mirëpriti sot vizitën e kandidatit për deputet Zt.Labinot Tahiri. Ne e njoftuam Zt.Tahiri për aktivitetet që bën Shoqata jonë si dhe i shfaqëm brengat e komunitetit tonë, e sidomos në këtë kohë fushate ku mbahen tubime e debate të shumta të politikanëve tonë e ne nuk kemi mundësi të kuptojmë se qfarë flitet aty për shkak të mungesës së interpretit të gjuhës së shenjave.
Falenderojmë shumë Zt.Tahiri që gjeti kohë të jete me ne sot ku edhe shënuam Ditën Ndërkombëtare të personave të Shurdhër. Ai pati mirësinë dhe ndau për ne edhe donacion ne vlerë prej 1,000.00 €”, thuhet në shkrimin e Shoqatës së të shurdhëve në Prishtinë.







