Labinot Tahiri dhe Skerdi së shpejti vijnë me këngë të re

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Labinot Tahiri, është në përgatitje të projektit të ri muzikor, ndërsa kësaj radhe po vjen me një bashkëpunim.

Kjo u bë e ditur përmes disa postimeve të publikuara në rrjetet sociale, teksa këtë herë siç duket ka bashkuar forcat me reperin nga Shqipëria, Skerdi Ago.

Ky i fundit ka publikuar një fotografi nga xhirimet e klipit në llogarinë zyrtare, Instagram, ku tregon se së shpejti vjen projekti i përbashkët i tyre.

“Për shkak të kërkesave të shumta për ta nxjerrë bashkëpunimin me Labinot Tahirin vendosa të publikojë këtë këngë para se të dalë Tradhtare 2”, është përshkrimi krahas fotos së ndarë me ndjekësit.

Ky është bashkëpunimi i parë i artistëve dhe besohet se do mirëpritet nga publiku marrë parasysh reagimet pozitive të fansave.