Labi u reagon qeveritarëve: A e dini sa i keni shkarravitë qytetarët me dënime për maska

Ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri-Labi i njohur për deklaratat e tij “nuk ka virus” ka reaguar ndaj një fotografie të publikuar mbrëmë e ku anëtarët e kabinetit qeveritar shihen pa maska.

Labi pyet se a ka masa për pushtetarët apo vetëm për qytetarët.

Ai thotë se qytetaret dënohen nëse nuk mbajnë maska edhe kur në veturë janë me familjarë, por kjo për pushtetarët nuk vlen.

Sipas tij kjo është një padrejtësi që po i shkatërron qytetarët.

Reagimi i plotë:

Hoti me ministra pa maska’!

Berat, myt je tuj thirë policinë, gjykatat dhe statuse dukes shkruar, për me e burgos e me denua Labin e Ferizajt?!
A e kishe me të drejtë apo jo??

A paska Virus dhe masa për pushtetarët, a vetëm për qytetarêt!
A e dini sa i keni shkarravit qytetarët e sa denimet pa të drejta ua keni ba, kurse kaqepin e gojes ua keni ndal me punën që i kanë mbyllur me qindra bisnese?!

Për cilen distance po flisni??
Në vetura a duhet të mbajmë maskë unë me familje apo me shokë, nejse këta në autobus qenkan krejt kusheri, si rrok virusi!!!

Ligjn me i shkarravit qytetarët e votuat, por ligjin për me e ngjallë ekonominë dhe me i ndihmuar bizneset( rimëkëmbjen ekonomike) nuk e votuat!!!!

Çka po doni ma drejtë me folë o njerëz??????
Gabim sërish unë apo???
Haha do ja degjoni zanin jetës në vazhdim…..!

E more popull, këta mundën edhe me na mbyllur në burgje, ama gojen me na e ndalur për pa drejtesi kurrë nuk munden.

Vazhdojeni jetën , dhe jetojeni ate edhe në këto rrethana se Zoti e di kur bahet me mirë se sa ishte….!

Zoti ju ruajt nga çdo semundje e keqe qoftë edhe nga kjo pandemi!

Rrnoftë populli, e coftë padrejtesia që shkatrron qytetarët!

Labi Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë.