Labi tregon se janë grumbulluar 20 mijë euro për 21 vjeçaren nga Istogu, Yvesa Salihaj – e cila vuan nga leukemia

Artisti shqiptar, Labinot Tahiri, tashmë është i njohur për anën e tij humane dhe këtë po vazhdon ta dëshmojë çdo ditë e më shumë.

Ai së fundmi ka kërkuar që të mblidhen para për 21 vjeçaren nga Istogu, Yvesa Salihaj, e cila vuan nga leukemia.

Përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale, Labi ka treguar se në këtë kohë krize e pandemie deri më tani janë mbledhur 20 mijë euro.

Ndërkohë, vajzës nga Istogu i duhen edhe 80 mijë euro të tjera për të vazhduar trajtimin në shtetin turk.

“Shumë i lumtur. Në këtë kohë krize e pandemie. Sot 20 mijë euro në Istog, të mbledhura për shërimin e Yvesa Salihaj. Deri pasnesër, ne do t’i tubojmë 105 mijë euro. Sa i përket parasë, nuk e lëmë asnjë fëmijë të vdes pa thënë Zoti, e do të luftojmë edhe kundër leukemisë. Vazhdojmë nesër në Istog ku edhe 48 orë ne do e arrijmë shumën e kërkuar. Zot na jep forcë e dashuri për njëri-tjetrin”, ka shkruar ai.

Në një tjetër postim të publikuar gjatë kësaj kohe, Tahiri shtoi: “Mirëmëngjesi të dashur qytetarë. Sot dhe nesër është definitive rruga e Yveses për në Turqi. Uroj që sa më parë të mblidhen paratë dhe të dërgohet Yvesa për shërim nga leukemia”