Labi revoltohet keq pasi u ndaluan dasmat, e shpërndanë një video ku mohohet virusi

Këngëtari Labinot Tahiri përsëri është përfshirë në një debat lidhur me ekzistencën e Covid-19. Labi ishte ndër organizatorët e protestave pasi qeveria nuk lejoi mbajtjen e dasmave, derisa vazhdimisht ka mohuar ekzistimin e koronavirusit.

Tani, nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Labi ka publikuar një video në të cilën mohohet virusi.

Sëkumndjen ai e quan ‘kovid biznesi’.

“Ne viruse kemi pasur edhe më të renda se ky që po thonë tani, ama kaq poshtërsi sa me ua fyer inteligjencën gjithsecilit nuk ish dashtë me e pranu”, shkruan ai ndër të tjera.

Ky është postimi i tij të plotë:

KOVID BIZNESI!

Mirëmbrêma!

Ne viruse kemi pasur edhe më të renda se ky qe po thonë tani, ama kaq poshtersi sa me ua fy intelegjencen gjithësecilit nuk ish dasht me e pranu.

Video e marrë dhe ishte shkruar nga një qytetarë i vendit! Po ashtu shikojeni dhe lexoni se si thot ky mjek para protestuesve!

Një gjë ta dini gjithmonë se e verteta do te dale ne shesh dhe kurrë në jetë mos e përkrahni të keqën sepse ajo do ju kthehet secilit dhe mua!

Ju lus juve gurbetqarëve nga Italia , të më tregoni mua dhe qytetarëve, se ky mjek , a i ka thënë vërtet këto fjalë, dhe filloni ta bindni qytetarin tonë për shumë çka , sepse ju ka humbur udha në oborrë ose si me ju pas FRY BABAVANGA

Këtu reagojnë vetem për partitë dhe kryetarin e saj, nuk reagojnë për rrymën që na e ndalin çdo ditë dhe ku çdo ditë e rrejnë këtë popull për cfardo qoftë.