Labi: Që 8 muaj këmba ime nuk shkeli në Europë, Zoti e di se kur do lëvizim pa viza

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se këmba e tij që 8 muaj nuk ka shkelur në Europë. Kjo sepse Labi po solidarizohet me qytetarët, derisa të ndodh liberalizimi i vizave.

Dorëzimin e pasaportës me viza, Labinot Tahiri, thotë se e ka bërë me zemër.

“Sa do që është e tepert dhe e rëndë jeta e qytetarëve te mi, këtë padrejtesi, e ndjejë edhe unë sebashku me femijet e mi, bashkëshorten time babë e nanë.Dikush mund të bëjë shaka, por unë u izolova me bashkqytetarët e mi kur dorezova pasaporttat e mia me viza!Këtë e kam ba me zemër e me shumë përgjegjesi të madhe se nuk e lejon zemra që unë te shetis e ju te rrini të mbyllur”, shkruan Labi.

Se kur do të ndodh lëvizja nëpër Europë pa viza, Tahiri, thotë se Zoti e di.

“Tani u bënë 8 muaj që kēmba jonë nuk shkel në Evropë apo nē Amerikë dhe nuk do të shkelë derisa të dalë një qytetarë pa viza.

Se kur do ndodh ajo nje Zot e di!

Por ne vazhdojmë ta duam Kosovën e Shqipërise më shumë se çdo shtet tjetër”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Labinot Tahiri ka muaj që ka dhënë deklaratën se do mbajë mjekrën e gjatë dhe flokët deri në liberalizim.

loading…