Labi nuk beson se ka virus, por i uron shërim të shpejtë Kurtit

Ish-deputeti Labinot Tahiri i ka uruar shërim të shpejtë kreut të VV’së, Albin Kurtit, pasi ky i fundit u infektua me COVID-19.

Tahiri i cili nuk beson se virusi ekziston, ka shkruar në Facebook se uron që Kurti ta kalojë lehtë këtë fazë.  

“Sa i përket lidhur me shëndetin që e ka në këto momente i uroj shërim sa më të shpejtë dhe ta kalojë lehtë këtë fazë. Nuk po shkruaj lidhur me kovidin, se ju e dini trunin tim sa i përket asaj pjese”, ka shkruar Tahiri.

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, sot ka njoftuar se të martën është testuar për COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv.