Labi ndihmon me mjete financiare familjen e Donart Ahmetit, djaloshit 4-vjeçar që vuan nga një sëmundje e rëndë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka lënë anash edhe një herë të gjitha për t’u angazhuar në një rast bamirës.

Labi ka dhuruar 500 euro për shërimin e një djaloshi 4-vjeçar i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka kërkuar ndihmën e secilit që t’i dalin zot djaloshit të vogël.

“Nesër ditë e hane, ne ia hedhim 500 euro në konto numer të këtij engjulli! Të vazhdojmë sebashku se edhe ne kemi fëmijë”, ka shkruar Labi në Facebook.

Donart Ahmeti, është nga Shupkovci i Mitrovicës i cili është diagnostifikuar me sëmundjen e Polyendocrinopathy-s, ndërsa shërimi i tij ka një kosto të papërballueshme për familjen e tij.

Ministria e shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro për shërimin e Donartit, mirëpo paratë janë shpenzuar gjatë trajtimit, ndërsa i duhen edhe 95 mijë euro për transplantin e qelizave imunitare në Turqi.

Familja Ahmeti ka kërkuar ndihmë nga të gjithë njerëzit e vullnet mirë që t’iu dalin në ndihmë me mjete financiare për shërimin e Donartit.

Kjo është mënyra se si mund ta ndihmoni Donartin e Vogël:

loading…