Labi blen të gjitha librat e Çun Lajçit, Bes Kallaku i përlotur i shkruan këngëtarit: Më beso vëlla…

Ditën e djeshme aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar nxorri në shitje disa kopje të librit të tij ‘Bastardët’ dhe të gjitha kopjet e hedhura në shitje i bleu një tjetër këngëtar i njohur Labinot Tahiri

Pas këtij gjesti human Labi ka marrë urime nga shume kolegë të tij dhe një ndër ata ishte dhe Bes Kallaku.

Në këtë mesazh ndër të tjera Besi i shkruante Labit se ishte përlotur teksa kishte lexuar shkrimin e Çun Lajçit

‘Lab, kam lexu shkrimin e Çun Lajçit, gjithashtu edhe veprimin tënd.Më beso vlla lot më kan shku. Ne jetojmë në një vend dhe në një kohë ku hajduti, krimineli dhe politikani ngrejën pluhur me makinë e tyre një artisti që shet veprën e vet në rrugë e në diell .Edhe ta kanë veprat e tyre por vepra penale dhe të errta. Ndryshe nga Çuni që ka veprat e shpirtit t’derdhur në dhimbje. Jam përlotur vlla. As mos u shqetso përse shumëkujt i bohet qejfi edhe pse Labi nuk fitoi në zgjedhje. Labi fiton me veprat e tij dhe fiton në sytë e artistit dhe Zotit’  është mesazhi që Besi i ka dërguar Labinot Tahiri i cili e ka publikuar në Instastoryn e tij ku ka shkruar: