Labelit të Taynës i bashkohen këta dy artistë

Tayna është rep-artistja që ka shënuar suksese të njëpasnjëshme që nga momenti kur debutoi në skenën muzikore.

Tayna është pjesë e labelit “Friends Entertainment” me menaxher Rinor Hykollin.

Rinori, përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur që këtij labeli i janë bashkuar edhe dy artistë.

Bëhet fjalë për Finem dhe Solo, të cilët njihen për hitin “Benzi”, me të cilin kanë marrë mbi 4 milionë klikime në kanalin YouTube.

Kujtojmë se Tayna po shijon suksesin e këngës “Caliente”, ndërsa po punon rreth këngëve të reja.