Kylie Jenner mahnit me paraqitjen e radhës

Kylie Jenner ka ndarë të tjera fotografi nga prapaskenat e setit të ri fotografik, ndërsa u shfaq me vajzën Storm në edicionin e 24-të të revistës ‘Vogue’ të Çekosllovakisë.

Ylli televiziv, 22-vjeçare, dukej e mahnitshme në paraqitjen e radhës me një fustan blu të ‘Balmain’.

Të dy imazhet e Kylie ishin bërë të mërkurën me telefonin e saj ‘iPhone’ për revistën prestigjioze të lartpërmendur.

Ndërkohë që një njërën prej imazheve, Jenner kishte pozuar vetëm me fustanin e shkurtër pa pjesën e pasme.

I gjithë fokusi i këtyre fotografive ishte te pjesa e këmbëve, me të cilat rrëmbeu vëmendje të madhe.

Trendi i ri i flokëve si i shumë prej yjeve botërore po ashtu e bëri të dukej edhe më e veçantë.

Kylie dhe Stormi aktualisht janë duke shijuar një udhëtim familjar në Wyoming dhe duke qëndruar në fermën 14 milionë dollarëshe të Kim dhe Kanye.

Ajo dhe Travis, të cilët filluan takimet nga prilli i vitit 2017 deri në shtator të vitit 2019, e mirëpritën vajzën Stormi në shkurt 2018 dhe tashmë vazhdojnë të ruajnë akoma marrëdhënie të mira edhe pse janë ndarë që disa muaj.