Mbappe

Kylian Mbappe tashmë e di se sa është i gatshëm të paguajë Real Madridi – tani varet nga ai

Kylian Mbappe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi sulmuesi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me PSG-në.

Ai është i lirë të negociojë me klube të tjera për një lëvizje gjatë verës, ku si zakonisht Real Madridi mbetet destinacioni i kërkuar.

Sipas The Athletic, francezi është në dijeni të kushteve të sakta financiare të kontratës që bardhezinjtë po i ofrojnë.

Kuptohet se është më e ulët se në vitin 2022, kur Real Madrid ofroi një pagë 26 milionë euro në vit dhe një bonus nënshkrimi prej 130 milionë euro.

Në atë kohë, Mbappe zgjodhi PSG-në pavarësisht se fillimisht ra dakord me kushtet e Los Blancos. Ai fiton 75 milionë euro pa bonuse në “Parc des Princes”.

Real Madridi tani do t’i ofrojë më pak para në krahasim se në vitin 2022 për shkak të ‘fuqisë më të vogël ekonomike’ të klubit dhe një strategjie transferimi që fokusohet te lojtarët më të rinj.

Megjithatë, ata ende po planifikojnë ta bëjnë 25-vjeçarin lojtarin më të paguar në skuadër.

Los Blancos po vazhdojnë të bëjnë gjithçka që munden për të sjellë Kylian Mbappen në “Santiago Bernabeu”, por ka dyshime se ai mund të vazhdojë të qëndrojë te PSG.