Avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi, ka folur pas intervistimit të klientit të tij për rezervën shtetërore.
Ai ka thënë se Muharremi vetëm ka ndërmjetësuar verbalisht, pasi punët i ka kryer dikush tjetër.
“Ky ka ndërmjetësu verbalisht dhe të tjerët i kanë kryer punët, e kontaktet i ka vë tjetër kush, absolut”, ka deklaruar Halimi për Betimi për Drejtësi.
Halimi ka thënë se rasti ka të bëjë me blerjen e vajit dhe sheqerit por jo edhe të grurit.






