Ky shtet ka vendosur t’ua ndalojë hyrjen rusëve nga 18 gushti

Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar nga 18 gushti hyrjen e shtetasve rusë me viza turistike si pasojë e luftës në Ukrainë. Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit është Estonia, tashmë ka ndaluar udhëtimin ajror nga Rusia. Por rusët ende mund të udhëtonin me rrugë tokësore për në Estoni dhe me sa duket të merrnin fluturime nga atje në destinacione të tjera evropiane.

Duke filluar nga 18 gushti, Estonia tha se do të ndalojë shumicën e rusëve të hyjnë në vend përmes vizave të lëshuara nga autoritetet estoneze, duke ndërprerë një rrugë të rëndësishme pa pasaporta për në zonën Shengen të Evropës. Ministri i Jashtëm Urmas Reinsalu tha se të gjitha vizat e vlefshme Shengen, me përjashtim të disa rasteve humanitare, do të anulohen.

“Bëhet fjalë për mbi 50,000 viza të vlefshme dhe pjesa dërrmuese e tyre do të bllokohen nga 18 gushti. Personat që mbajnë këto viza do të bllokohen të hyjnë në Estoni. Së dyti po shqyrtojmë mundësinë e mbylljes së kufirit ruso-estoni për të gjithë shtetasit rusë që hyjnë në zonën Shengen ose në territorin estonez”,tha  Reinsalu.

Kreu i rojes kufitare thotë se pas fillimit të luftës në Ukrainë, numri i shtetasve rusë që kalojnë kufirin ka vazhduar të rritet.