Ky shtet ka regjistruar mbi 64 mijë vdekje nga koronavirusi

India po thyen rekordet globale për infeksione të përditshme derisa tani ka dalë përpara Meksikës në një garë që asnjë vend nuk dëshiron ta fitojë: numrin e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi.

India, një komb me 1.3 miliard njerëz, ka numrin e tretë të vdekjeve në botë me 64.469 ku sipas të dhënave të fundit, është pas vetëm nga SHBA dhe Brazili, e ndjekur nga Meksika që ka më pak se 300 vdekje sesa India me 64,158 të tillë.

Me infeksionet e reja të Indisë tejkalojnë 75,000 raste për pesë ditët e kaluara, duke i bërë 3,624,613 raste ndërsa aktive janë 784,773 gjithsej.