Qytetarët e lagjes “Emshir”, në Prishtinë që disa ditë janë duke u ballafaquar me problemin e ujit të pijshëm

Kjo gjë më së shumti është duke i shqetësuar banorët që ujin po e sigurojnë përmes rrugëve alternative.

Në këtë video tregohet se si uji me të cilin është duke u furnizuar kjo lagje është krejt i turbullt.

Në ndërkohë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, patën deklaruar se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, dhe turbullirës së ujit në liqe, disa lagje në kryeqytet mund të ballafaqohen me problemin e furnizimit me ujë.