Kohët e fundit hulumtimet treguan se mbipesha është një faktor i madh rreziku për komplikimet të Covid-19.

Dr Rajarshi Banerjee, nga Universiteti i Oksfordit, beson se njerëzit obezë mund të jenë më të rrezikuar se të tjerët, meqë organet e tyre të brendshme dëmtohen për shkak të inflamacionit të shkaktuar nga depozitat yndyrore

“Hulumtimi për këtë ka të ngjarë të jetë një çelës për të kuptuar se cilët janë më të rrezikuar dhe ndoshta trajtimet që mund të ndihmojnë”, tha ai.

Ndërkaq, një studim i ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) bazuar në 99 qarqe dhe 14 shtete qysh nga marsi shqyrtoi gjendjet shëndetësore të pacientëve të shtruar në spital me virus për të përcaktuar se cilët faktorë rreziku çuan në sëmundjen më të rëndë.

Në to përfshiheshin sëmundjet e zemrës, diabeti, sëmundje kronike të mushkërive, mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut.