reperi

Ky lajm do t’i gëzojë shumë fansat e Unikkatilit

Fansat e përbetuar të Unikkatilit përjetuan kohë të mira së fundmi. Reperi doli nga petku misterioz dhe u ekspozua në koncerte e rrjete sociale. Por,zhvillime të reja priten nga Unikkatili.

Prive nga burime pranë reperit ka arritur tëmësojë që në vitin 2019 ai do të publikojë pas shumë vitesh albumin e tij të ri. Jo zyrtarisht, merret vesh se ky album do ketë 14-15 këngë të cilat nuk janë punuar së fundmi, por tash e disa vite.

Rikthimi i fuqishëm i Unikkatil duket se do vuloset me këtë album i cili akoma s’ka një datë por që gjithsesi, sipas të gjitha gjasave do të dalë në 2019-tën. Mezi po presim…