Ky ishte qëndrimi i Macronit prapa dyerve të mbyllura në lidhje me kufijtë Kosovë – Serbi

Drejtori i think-tankut ESI, Gerald Knaus, ka zbuluar detaje shtesë në lidhje me një qëndrim të presidentit të Francës, Emmanuel Macron gjatë Samitit të Berlinit.

Drejtori i think-tankut ESI ( Iniciativa Evropiane për Stabilitet), Gerald Knaus, ka reaguar me detaje shtesë në lidhje me zhvillimet në Samitin e Berlinit.

Ai ka bërë të ditur se prapa dyerve të mbyllura, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka treguar se mendon njësoj sikurse kancelarja gjermane, Angela Merkel sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Mesazh i fortë në darkën prapa dyerve të mbyllura nga presidenti Makron për liderët e Ballkanit në Berlin: Nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve në baza etnike. Multietniticeti duhet të ruhet në Ballkan. Gjë shumë e mirë. Kjo e bën takimin të vlefshëm”, ka shkruar Knaus në Twitter.

https://twitter.com/rumeliobserver/status/1122982569295982599