Një ditë pas vizitës në Tiranë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka organizuar këtë të premte një paradë ushtarake madhështore në qytetin e Nishit, ku janë ekspozuar armatime përfshirë tanket helikopterët e rakatahedhësit.

Në paradë morën pjesë 4000 ushtarë , ndërsa u ekspozuan rreth 300 automjete luftarake,40 aeroplanë, tanke, dhe artileria e rëndë, duke përfshirë dy helikopterë rusë, të drejtuar nga ekipet ruse.

Vuçiq deklaroi gjatë paradës se ushtria serbe do të përdoret për mbrojtje dhe jo për sulm.

https://www.youtube.com/watch?v=UlVbag-jNbw

Sipas analistëve Serbia ka investuar në ushtri më shumë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, një shumë e cila përllogarritet mbi 700 milionë dollarë.

Ndërkohë parada ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull aktivitetit te mbajtur ne kuader të shënimit të Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas agjencisë, paradë ushtarake është zhvilluar në mes të tensioneve të thelluara midis Kosovës dhe Serbisë dhe demonstron aleancën mes Moskës dhe Beogradit.

https://www.youtube.com/watch?v=iZER9TfxCFc