Ky i moshuar tregon tmerrin që përjetojnë pacientët në QKUK. Kirurgët në grevë (VIDEO)

Është duke vazhduar greva nëpër institucionet shëndetësore në Kosovë.

Derisa mjekët kërkojnë rritje page, pacientët janë ata që vuajnë pasoja.

Një rast i tillë ka ndodhur në Emergjencë, teksa një qytetar ka xhiruar një të moshuar i cili rënkon nga dhimbjet, por që asnjë nga mjekët nuk i ofron tretman. Krejt kjo për shkak të grevës.

“Prej 10 është njeri, në Emergjencë, shikoni si si hjek prej 10 të natës, veç e kanë qit edhe e kanë lënë kështu. E lëkund kryet duke luftuar me shpirt”, thotë pos tjerash qytetari.