Ky fshat falenderon Amerikën për formimin e Ushtrisë në këtë mënyrë (FOTO)

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro projekt-ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri të armatosur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës publikisht dolën në mbështetje të Kosovës për formimin e Ushtrisë.

Si mirënjohje ndaj SHBA-ve gjatë tri ditëve të fundit janë vendosur flamujtë amerikanë nëpër sheshet e Prishtinës, raporton Ballkani.info.

Përpos Prishtinës, mirënjohja ndaj SHBA-ve është shprehur edhe në vende tjera të Kosovës. Bellanica një fshat 8km larg Malishevës ka vendosur flamujtë e Amerikës nëpër rrugë.

Rruga kryesore e fshatit është stolisur me shumë flamujë të SHBA-ve në formë respekti dhe mirënjohje. /Ballkani.info/