Ky është zyrtari policor gjilanas që u arrestua për marrëdhënie me një të mitur

Inspektorati Policor i Kosovës, ka arrestuar sot një zyrtar policor në Gjilan.

Arrestimi ka ndodhur pas dyshimeve se polici kishte marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur të moshës 15 vjeçare.

Gazeta Online Reporteri.net, nga burime policore mëson se bëhet fjalë për policion Remzi Shillova.

Hetuesit e IPK’së në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, dhe me leje të Gjykatës kanë hetuar policin duke aplikuar masat e fshehta.

Deri te arrestimi i policit ka ardhur pasi janë siguruar provat dhe materialet tjera që dëshmojnë se i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pas arrestimit, mësohet të jetë bastisur edhe shtëpia e policit.