Ky është vendimi me të cilin shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës DOKUMENT

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka shkarkuar nga detyra e sekretarit të ministrisë, Izedin Bytyqin.

Në vend të Bytyqit, sekretar i ri është emëruar punonjësi në këtë ministri, Zymer Abdullahu.

Sekretari në largim, Izedin Bytyqi është akomoduar si drejtor në njërin nga departamentet e kësaj ministrie.

Ballkani.info e ka siguruar vendimin e shkarkimit/lirimit të Bytyqit nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të MI-së.

Ndonëse nuk jepen shumë detaje në vendimin për shkarkimin e Bytyqit nga Abrashi, thuhet se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Nuk janë dhënë ende detaje për këto lëvizje në MI, por ajo çfarë dihet është se Izedin Bytyqi njihet si person i afërm me Abrashin dhe lëvizjet mund të jenë të dakorduara për plane më afatgjata.